OBRM-PDUKM vazhdon që të kërkojë zgjedhje për dalje nga kriza

OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit ka vazhduar që të kërkojë zgjedhje me arsyetimin se dalja nga kriza politike kalon vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Me realizimin e deklaratës jokushtetuese të Tiranës Zaev e bën hapin e parë drejt federalizimit të vendit.'' thonë nga partia e ish-kryeministrit Gruevski.
''Populli ndjehet i ofenduar dhe i tallur nga LSDM-ja e cila para zgjedhjeve premtonte plan për jetë kurse pas zgjedhjeve filloi me procesin e prishjes së Maqedonisë.'' thonë gjithashtu nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































