OBRM-PDUKM: Pas 12 prillit do të ketë rindërtim të plotë të Maqedonisë


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se pas 12 prillit do të ketë rindërtim të plotë të Maqedonisë.
Ata zotohen për ndërtimin e autostradës Shkup-Manastir, si dhe korridor të ri të autostradës nga Velesi, Çashka, Prilepi deri në Manastir.
"Vijon ndërtimi i gjithë asaj që ka filluar, gjegjësisht rindërtim të autostradës Kërçovë – Ohër dhe autostradës Shkup – Bllacë, e cila ka filluar dhe paraparë nga Qeveria paraprake e OBRM-PDUKM-së", thonë nga partia opozitare.
Më tej ata shtojnë se në zgjedhjet e 12 prillit do të vijë fitorja e tyre./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































