LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ndikimi politik mbi gjykatat tanimë bëhet çdo ditë

OBRM-PDUKM: Ndikimi politik mbi gjykatat tanimë bëhet çdo ditë

Partia opozitare, OBRM-PDUKM ka reaguar edhe një herë sot në lidhje me funksionimin e shtetit në Maqedoni duke e akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për ndikim mbi gjykatat dhe sistemi ligjvënës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Zoran Zaev udhëheq me reformat në gjyqësor. Zaev ka emëruar aktivistë politikë në Këshillin e prokourorëve. Këtë e vërteton që të mbahen në paraburgim njerëz të pafajshëm, artistë, deputetë dhe zyrtarë të policisë, që janë patriotë që janë patriotë të shtetit. Këtë e dëshmon edhe mos hapja e debatit në Kuvend për hetimet të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill. Pse janë mbajtur në paraburgim më shumë se 30 ditë patriotët që pastaj u lëshuan në burg shtëpiak” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se LSDM-ja nuk është për gjykata të lira dhe të pavarura, edhe pse para botës thonë se duan gjykata të lira dhe të pavarura. /Telegrafi/