eksperti ad

Nga partia OBRM-PDUKM thonë se me LSDM-në dhe Zoran Zaev i gjithë sistemi është vënë në funksion të bandës kriminel të haraçit.

"Me LSDM-në dhe Zoran Zaev mafia bëri shtetin e vet, ndërsa me vërejtjet e gjykatës për dhunuesin Kurtu Dudush shteti mori në mbrojtje dhunuesin.


Kulmi i hipokrizisë është kur LSDM-së nuk i pengon Kurto Dudush kur rrah qytetarë në zyrë, ndërsa i pengon Cvetan Tripunovski i cili kryen kontrolle rutinore", thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se LSDM është në kontakt të ngushtë me gjyqësorin, duke shkelur rendin juridik dhe qeverisjen e së drejtës në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/