LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon tërheqjen e Ligjit për Ohrin

OBRM-PDUKM kërkon tërheqjen e Ligjit për Ohrin

Sjellja e Qeverisë ndaj Ohrit dhe Rajonit të Ohrit është skandaloze, kurse propozim-ligji për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në zonën e Ohrit, për OBRM-PDUKM-në është i papranueshëm. Këtë e deklaroi deputetja e opozitës, Ane Llashkoska, duke theksuar se propozim-ligji i cili është dorëzuar në Kuvend, nuk është propozimi i njëjtë i cili është harmonizuar me organizatat civile. Ajo pohon se Zaevi e ka gënjyer UNESKO-n, duke prezantuar një ligj krejtësisht të ndryshëm. Akuzon për pazar politik mes LDSM-së dhe BDI-së dhe kërkon tërheqjen e ligjit.

“Në kundërshtim me të gjitha udhëzimet, kjo Qeveri vendos dispozita me të cilat Këshilli i ri duhet të vendosë me Badenter, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën, bile bile në Këshillin ka një anëtar i cili është përfaqësues i jashtëm, me propozim të Ministrisë për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Kjo është politizim klasik i një teme, të cilën duhet ta rregullojnë ekspertët”, tha Ane Llashkoska nga OBRM-PDUKM-ja.


Llashkoska e shmangi pyetjen – pse deri tash nuk kanë kërkuar përgjegjësi nga kryetari i mëparshëm, i cili ishte nga radhët e OBRM-PDUKM-së, pasi ka lejuar që të ketë kaq shumë ndërtime pa leje në Ohër? Ajo tha se nuk e di sa ndërtime pa leje ka pasur dhe u thirr në deklaratën e ministrit për Diasporë, Edmond Ademi. Ai në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, tha se pajtohet me prefektin e Ohrit se ndërtimet pa leje mund të numërohen me gishta, deklaratë kjo e cila shkaktoi reagime të shumta.

“Nuk janë të gjitha ndërtime të forta – shtëpi dhe hotele, por janë edhe garazhe, gardhe, apo shkallë shtesë. Nëse mund ta citoj, në gishtat e të dy duarve mund të numërohen ndërtimet e tipit të shtëpisë dhe objekteve hotelierike ose hotele të cilat janë ndërtuar në atë pjesë”, deklaroi Ministri për Diasporë, Edmond Ademi.

Në ndërkohë, edhe 18 organizata joqeveritare reaguan për siç pohojnë, vendosjen e neneve të reja që janë kundër luftës për mbrojtjen e rajonit të Ohrit. I kritikuan ndryshimet me të cilat parashihet që Këshilli i Rajonit të Ohrit t’i votojë të gjitha rekomandimet sipas parimit të Badenterit, me çka, siç thonë, do të hapet mundësi që partitë politike në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikojnë në vendimmarrjen. /TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori