LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon dënime më të vogla për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe kompetencave”

OBRM-PDUKM kërkon dënime më të vogla për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe kompetencave”

Ndryshimet në Kodin Penal, që do të lejonin që disa nga ish-zyrtarët e OBRM-PDUKM-së t’i shmangeshin përgjegjësisë penale, janë të papranueshme për qeverinë. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot në Prishtinë tha se “në momente të tilla, nuk duhet të mendojmë për partinë dhe karrierën tonë politike dhe një proces historik, siç është referendumi, të kushtëzohet duke shkelur parimin e përgjegjësisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni,

Jo zyrtarisht, OBRM-PDUKM kërkon ndryshime në Kodin Penal në nenin 353 për zvogëlimin e dënimeve për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe kompetencave”.

Sipas ekspertëve partiakë të opozitës, ky nen i ligjit “përkufizon gjerësisht nocionin e një personi zyrtar dhe lejon që personat përgjegjës në partitë politike të konsiderohen si persona zyrtarë, megjithëse partitë politike nuk janë organe shtetërore”.

Ata gjithashtu konsiderojnë se nuk është specifikuar se sa “dëmtime të larta të pronës ofrohen për dënime më të larta”.

Ndryshime janë propozuar edhe në nenin 165-a, që i referohet “keqpërdorimit të fondeve për financimin e fushatave zgjedhore”, që gjithashtu parashikon konfiskimin e fondeve të siguruara në mënyrë të paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori