LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Gjyqësia “Kacarska” dhe prokuroria “Ruskovska” janë simbol të zaevizmit

OBRM-PDUKM: Gjyqësia “Kacarska” dhe prokuroria “Ruskovska” janë simbol të zaevizmit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Maqedonia është shtet i kapur. I kapur nga zaevizmi, sistem që hoqi shtetin e së drejtës dhe sundimit të së drejtës në Maqedoni”.

“Qeverisja mafioze e Zoran Zaevit dhe klanit të tij bazohet në përndjekjen politike ndaj të gjithë që mendojnë ndryshe. Ata që të parët ngritën zërin kundër këtij pushteti kriminal, janë viktima të para të këtij pushteti”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre, Maqedonia është i vetmi shtet demokratik në Evropë ku në shekullin e 21 ende ka të burgosur politik.

“Gjyqësia Kacarska dhe prokuroria Ruskovska janë simbole të zaevbizmit, simbol të premtimeve të parealizuara në Maqedoni, simbole të revanshizmit politik që nuk përzgjedh mjete dhe mënyra për kryerjen e torturës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga pushteti”, thonë nga OBRM-PDUKM.

LSDM: Siljanovska hesht për tentim vrasjet e 27 prillit
Lexo po ashtu LSDM: Siljanovska hesht për tentim vrasjet e 27 prillit

Dëshmi për përndjekjen politike në Maqedoni, thonë nga OBRM-PDUKM janë dënimet e porositura të pabazuara për 27 prillin. “Dëshmi për përndjekjen politike është edhe arrestimi i ish-ministrit të Punëve të Brendshme Mitko Çavkov i cili u arrestua në mënyrë mafioze”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Fitorja e Gordana Siljanovskës në zgjedhjet presidenciale, sipas kësaj partie, do ta njoftojë kthimin e drejtësisë në Maqedoni dhe do ta njoftojë disfatën e zaevizmit dhe kthimin e shtetit të së drejtës. “Shteti i së drejtës do të kthehet në momentin kur Zoran Zaevi do të jetë e kaluara e skenës politike të Maqedonisë”, thuhet në fund të njoftimit të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori