LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Duhet zgjedhje të parakohshme, biznesi dhe ekonomia janë duke vuajtur

OBRM-PDUKM: Duhet zgjedhje të parakohshme, biznesi dhe ekonomia janë duke vuajtur

OBRM-PDUKM-ja opozitare e ka nisur javën ashtu se e mbaroi, me kritika për pushtetin. Ata thonë se ekonomia po fundoset ndërs bizneset janë duke vuajtur, përcjell Telegraf Maqedoni.

“Haraçi është bërë mjet për të fundosur ekonominë dhe për të bërë bizneset që të vuajnë. Nuk mund të ketë rritje kur ka kërcënime dhe haraç për bizneset dhe rryshfet për zyrtarët” thonë nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.


“Qeveria e Zaevit ka sjellë vetëm nënvlerësim, skamje dhe papunësi. Ata duhet të shkojnë nga qeveria. Duhen zgjedhje të parakohshme, një orë e më parë” përfundojnë nga OBRM-PDUKM-ja opozitare. /Telegrafi/