LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dorëzoi në KSHZ nismën për referendum

OBRM-PDUKM dorëzoi në KSHZ nismën për referendum

Edhe zyrtarisht OBRM-PDUKM-ja e filloi procedurën për nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit.

Pasi në mesditë ia dorëzoi KSHZ-së, kryetari i partisë Hristijan Mickoski e dorëzoi iniciativën që të organizohet grumbullimi i 100 nënshkrimeve pas çka do t’i dorëzohet Kuvendit ku nënshkruesi i parë do të jetë vetë ai.

Po a druan Mickoski se referendumi nuk do të kalojë në Kuvend, pasi pjesa më e madhe e grupeve të deputetëve u shprehën se nuk do ta përkrahin.


Ai vetë dy herë shprehu dyshim nëse do të arrihet që të organizohet referendumi.

“E dorëzuam iniciativën me pyetjen e referendumit “A jeni që të ndalet vlefshmëria e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim”. Patjetër, nëse mbahet referendumi, atëherë qytetarët do të kenë mundësi që të prononcohen PËR, që do të thotë se në këtë mënyrë ndalet vlefshmëria e kësaj marrëveshjeje me Republikën e Bullgarisë, ose kundër, me çka vazhdon kjo marrëveshje me Republikën e Bullgarisë. Shpresoj se shumë shpejt do të mblidhen ato 150 nënshkrime nëse arrijmë deri në këtë fazë”, tha Hristijan Micksoki, lider i OBRM-PDUKM-së.

Shefi i shtetit, Stevo Pendarovski edhe sot paralajmëroi se anulimi eventual i Marrëveshjes me Bullgarinë, vetëm do t’i ndalte integrimet e vendit.

“Nëse e kontestoni ose përpiqeni që ta kontestoni përmes referendumit, atë marrëveshje dypalëshe me Bullgarinë, nuk ka integrim evropian, nuk ka negociata. Po ashtu, si mund dikush t’ju tregojë se në referendum mund ta kontestoni ose anuloni Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe të bëheni anëtare e NATO-s. Nuk është e mundur. Pra, të mos kemi iluzione, marrëveshjet dypalëshe me fqinjët ose marrëveshjet për fqinjësi të mirë siç i quajnë në BE-në, janë parakushti kyç, dhe gjithmonë ishin parakushti kyç për integrimin e një shteti, jo vetëm prej këtij rajoni por nga e gjithë bota postkomuniste”, pohoi Stevo Pendarovski, president.

Euroambasadori Dejvid Gir nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes se si e sheh nismën e OBRM-PDUKM-së për organizimin e referendumit, por me fjalë diplomatike theksoi se të gjithë faktorët shoqërorë në vend duke e përfshirë edhe opozitën duhet të fokusohen në procesin e integrimit të vendit në BE.

“Tani, ky moment është fillimi. Duhet të angazhohemi për këtë. Kjo gjë kërkon përkushtimin e plotë të Qeverisë, administratës, opozitës, përkushtim të plotë politik, këtë e kërkon shoqëria civile dhe biznesi, të gjithë të fokusohen në këtë qëllim. Për shkak se ky është qëllimi ynë i përbashkët, që ta shohim këtë vend t’i bashkëngjitet BE-së sa më shpejt që është e mundur. Andaj, fokusin duhet ta kemi mbi këta sfida që janë në interes të qytetarëve, për shkak se bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, pohoi Dejvid Gir, euroambasador.

Dje edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe partitë parlamentare thanë se nuk e përkrahin iniciativën e OBRM-PDUKM-së për organizimin e referendumit me çka do të anulohej Marrëveshja me Bullgarinë, sepse, siç theksoi, kjo iniciativë është kundër rrugës evropiane të vendit tonë. /Tv21

Në trend Lajme

Më shumë
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Ndalohen tre inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë

Ndalohen tre inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë

Drejtësi
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori