LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Deklaratë e turpshme e Mançevskit

OBRM-PDUKM: Deklaratë e turpshme e Mançevskit

Ka reaguar OBRM-PDUKM lidhur me deklaratën e sotme të nënkryetarit të LSDM, Damjan Mançevski lidhur me dorëheqjen e ministrit të financave, Stavreski, të cilën e quan të turpshme, Transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Stavreski ishte pjesë e ekipit ekonomik i cili e uli papunësinë prej 38% në kohën e LSDM në shkallën më të ulët historike prej24,5%. Stavreski ishte pjesë e ekipit i cili në Maqedoni solli më shumë se 50 investime të drejtpërdrejta të huaja të cilët rezultuan me mijëra vende të reja pune”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

“Maqedonia e suksesshme është ankth për LSDM. Për fat të mirë qytetarët e Maqedonisë, e panë se dëshpërimi, paniku, zemërimi, arroganca dhe çnjerëzorja në LSDM është e dukshme për të gjithë, por jo edhe për veten e tyre. Prandaj qytetarët nuk duan ta shohin LSDM në afërsi të pushtetit. Këtë ashpër do t’ua dëshmojnë për të dhjetën herë, kurdo që LSDM të gjej forcë dhe të shfaqet në zgjedhje“, e përfundojnë këtë reagim nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/