LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Afera “pronat sekrete”, 123 funksionarë fshehin prona prej 30 milionë euro

OBRM-PDUKM: Afera “pronat sekrete”, 123 funksionarë fshehin prona prej 30 milionë euro

OBRM-PDUKM-ja sot ka bërë publike aferën, për të cilën thotë se funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së posedojnë prona sekrete.

Në listën, sipas OBRM-PDUKM-së, ka shtëpi, banesa, vikend-shtëpiza, hapësira afariste të fshehura nga opinion, me emra të funksionarëve shtetëror, kryetarë komisionesh, drejtorë dhe udhëheqës të institucioneve.

Pesë vite pushtet i LSDM-së, 123 funksionarë të emëruar në pozita shtetërore fshehin prona me vlerë 30 milionë euro. I posedojmë të gjithë detajet. Akuza vjen nga OBRM-PDUKM-ja, sipas të cilëve afera “Pronat Sekrete” dëshmon se si pushteti funksionon jashtë ligjeve dhe se këto prona janë sekrete dhe të paevidentuar nga Komisioni Antikorrupsion. Opozita maqedonase shtron pyetjen se përse ekziston Komisioni Antikorrupsion nëse 123 funksionarë fshehin pronat e tyre.


“Japim afat prej 24 orëve që institucionet vetë t`i publikojnë këto emra, në të kundërtën nga nesër do t’i publikojmë veç e veç bashkë me pronat që fshehin. Pas publikimit do të kërkojmë edhe kontrollin e origjinës së pronës, për shkak se prona është sekrete për arsye të caktuara dhe e njëjta mund të jetë e jashtëligjshme”, deklaroi Brane Petrushevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se kanë bërë një analizë të thellë dhe se kanë të gjithë me emër e mbiemër. Në afat prej 24 orëve do të nisin t`i publikojnë të dhënat e sakta me emra e mbiemra.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori