Ata kanë “shkëmbyer akuza” për muaj të tërë, por Joe Biden dhe Donald Trump së fundmi e kanë pasur shansin për t’u përballur me njëri-tjetrin.

Kandidatët e supozuar të partisë Demokratike dhe Republikane dolën në skenën e debatit në Atlanta, Georgia, më pak se pesë muaj përpara votimit më 5 nëntor.


Bëhet e ditur se debati është përcjellur nga miliona njerëz, përcjell Telegrafi.

Në të janë diskutuar çështje të ndryshme nga lufta në Ukrainë, Rripin e Gazës, largimi i trupave amerikane nga Afganistani e deri të aborti e COVID-19.

Por, ndër tjera përballja mes dy kandidatëve ka ngjallur edhe reagime të shumta nga shtete dhe personalitete të njohura.

Një prej tyre ka qenë edhe reagimi i ish-presidentit Barack Obama në rrjete sociale.

Ai e ka cilësuar debatin si “një natë e keqe”.

“Ndodhin edhe netë të këqija debati. Më besoni, e di", e nis deklaratën ish-presidenti.

"Por, këto zgjedhje janë ende zgjedhje mes dikujt që ka luftuar për njerëzit gjatë gjithë jetës së tij dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten. Mes dikujt që e thotë të vërtetën dhe e dallon atë nga e gabuara, dhe dikujt që gënjen për përfitimet e veta. Nata e kaluar nuk e ndryshoi këtë”, shtoi Obama. /Telegrafi/