LAJMI I FUNDIT:

OAK kërkojnë nga Ministria e Mjedisit që të largohen taksat ‘antiligjore’ për bizneset

OAK kërkojnë nga Ministria e Mjedisit që të largohen taksat ‘antiligjore’ për bizneset

Problemet e taksës së dyfishtë për prodhuesit e peshkut e cila është premtuar nga ministri Fatmir Matoshi para disa muajve që brenda pak ditësh do të hiqet dhe Ligji për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për rimorkio ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës të drejtuar nga anëtari i bordit Hysni Zogaj me Këshilltarin Politik të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Nazmi Krasniqi, ka njoftuar OAK përmes një komunikate për media.

Zogaj theksoi që qëllimi i këtij takimi është problemi me të cilin po përballen bizneset të cilat në bazë të Ligjit për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për Automjete, po obligohen të paguajnë taksë ekologjike për rimorkio edhe pse ajo nuk ka fuqi motorike.

Zogaj ka shtuar që nisur nga fakti që taksa ekologjike mblidhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së mbrojtjes së ambientit, OAK konsideron që mjetet e mbledhura nga kjo taksë duhet të shfrytëzohen konform këtij qëllimi pasiqë edhe gjendja momentale e cilësisë së ajrit në vend është alarmante.


Zyrtari ligjor i biznesit anëtarë ScanColor Jysk, Arbër Paçarizi konsideron që një taksë e tillë është e panevojshme dhe paraqiti disa nga dëshmitë e pagesave të bëra nga biznesi të cilin ai përfaqëson.

Zyrtarja e OAK-së Qëndresa Ibrahimi veçoi problemin e taksës së dyfishtë me të cilën përballen bizneset e peshkut, e të cilën Oda e ka adresuar edhe më parë tek MMPH dhe është premtuar zgjidhja e shpejtë e saj.

Krasniqi theksoi që përkrahë kërkesën e adresuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për Automjete, duke shtuar që një nga arsyet e pagesës së taksës ekologjike edhe për rimorkio është mos përkufizimi i drejtë i termit automjet në këtë ligj. Ai shtoi që MMPH ka kërkuar që automjeteve t’u vendosen pulla mjedisore, përmes së cilave do të bëhej kategorizimi i veturave në bazë të dëmit që shkaktojnë në ambient.

Krasniqi premtoi që do të punoj në shtyrjen para të këtyre kërkesave dhe se do të njoftoj odën ditët në vijim për zhvillimet e bëra.

Kujtojmë se në lidhje me këtë OAK ka organizuar edhe takime ndërministrore ku edhe përkundër premtimeve të Ministrit Fatmir Matoshi, kjo nuk po ndodh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori