Gjatë ditës së sotme, banori i Big Brother VIP Albania, Rogeri, ka pasur një reagim tejet emocional pas debatit të ashpër me Selinën.

Ai nuk ka mundur të kontrollojë lotët, teksa shprehej i prekur nga përmendja e djalit të tij brenda lojës.


“Nuk përmendet djali ashtu. Mbaje djalin fort se jam i fort, ma puth djalin o zemër, kërkoj falje për çdo gjë, o Zot ma ruaj djalin. Jam mirë, jam mirë”, tha Rogeri, duke treguar emocionet e thella që po përjetonte.

Debati me Selinën ka qenë i vazhdueshëm që nga mbrëmja e djeshme, duke shkaktuar tension të madh brenda shtëpisë dhe duke nxjerrë në pah anët më të ndjeshme të banorit.

Reagimi i tij ka prekur edhe shikuesit, të cilët kanë komentuar për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e tij. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be