LAJMI I FUNDIT:

O njerëz, çfarë po ndodh: Përse më nuk po dashuroni si dikur?

O njerëz, çfarë po ndodh: Përse më nuk po dashuroni si dikur?

Kur jemi vetëm, asgjë nuk dëshirojnë nga ajo që kemi dikë me të cilin do të dashuroheshim nga pak me afsh, nga pak me puthje. E po ajo pritja e madhe e puthjes së parë ju kujtohet? E pra, çka po ndodh me ata të cilët janë në lidhje serioze dhe me ata që janë të martuar?

Siç tregojnë hulumtimet vetëm 5% e çifteve më të vjetra se 45 vjeç puthen më shumë se 30 herë në javë. Mirëpo, këto çifte romantike janë gjithnjë e më të pakta.

Madje edhe midis atyre më të rinjve, të moshës nga 18 deri në 24 vjeç, shumica e tyre me personin e dashur puthen mezi dhjetë herë në javë, e mbase edhe më pak.


Fakt dëshpërues është që te të gjitha grupet e moshave, rreth një e pesta e çifteve fare nuk puthen, transmeton Telegrafi.

Në moshën e adoleshencës, puthja më së shpeshti përjetohet si diçka intime, aq më parë edhe si mjet hulumtimi i seksualitetit.

Studimet tregojnë që çiftet të cilat më së shpeshti puthen janë të kënaqura me marrëdhënien që kanë, mirëpo janë edhe më të kënaqura me sasinë e afshit që e shfaqin.

Femrat janë ato të cilat më së shpeshti ankohen për mungesë të puthjeve dhe thonë që partnerët e tyre këtë e përjetojnë ekskluzivisht si paralojë. Mu për këtë arsye edhe nuk provojnë që të marrin vetë iniciativën.

Nga ana tjetër, sa më pak puthje – më pak a edhe seks, thonë ekspertët.

Ekspertët këshillojnë çiftet që pak më shumë të puthen, por të mos e kuptojnë bash secilën puthje si uverturë për seks, por diçka që i ofron me personin që e dashur. /Telegrafi/