LAJMI I FUNDIT:

“Nxënësit shqiptarë do të mësojnë për muzikën maqedonase, ndërsa maqedonasit për muzikën shqiptare”

“Nxënësit shqiptarë do të mësojnë për muzikën maqedonase, ndërsa maqedonasit për muzikën shqiptare”

Ministri i Arsimit Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp tha se në lëndën e muzikës për klasat e pesta, gjashta, shtata, teta dhe të nënta, do të fillojë zbatimi i programit, i cili sipas tij, do tt promovojë multikulturalizëm me njohje dhe respektim të dallimeve.

Sipas kësaj, çdo nxënës do të mësojë për kulturën muzikore dhe traditat për komunitetin që i përket, si dhe do të kenë mundësi të mësojnë për kulturën dhe traditën e qytetarëve të bashkësive tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Programet janë përgatitur nga një grup pune profesionistësh, kështu që këto programe, sipas Ademit, do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe të vet nxënësve për të kuptuar më lehtë këtë lëndë.


“Procesi i reformimit, rishikimit dhe modernizimit të programeve arsimore është në rrjedhe e sipër dhe aktivitete zhvillohen në drejtim të mirë, në përputhje me dinamikën e paraparë. Gjatë ditëve të kaluara ka përfunduar njëri nga aktivitete për përmirësimin e programeve mësimore. Janë hartuar programe të reja në lëndën “arsimi muzikor” për klasën e 6.7.8 dhe klasën e nëntë, që tashmë janë miratuar nga MASH-i dhe do të filloj zbatimi i të njëjtave. Përmbajtjet e reja kontribuojnë në njohjen dhe respektimin e divertsitetit”, deklaroi Arbër Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori