Nxënësit marrin fjalëkalimet për mësim online, por ju mungojnë pajisjet adekuate
Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm tashmë kanë nisur të marrin fjalëkalimet për tu kyçur në Platformën kombëtare për mësim nga distanca. Kujdestarët e klasave që kanë për detyrë shpërndarjen e tyre thonë se po përballen me vështirësi të ndryshme sepse një numër i madh i nxënësve akoma nuk kanë paisje për të punuar me platformën në fjalë.
“Ankesat më të mëdha janë se nuk posedojnë pajisje. Shumica e nxënësve, mjet për komunikim kanë telefonat dhe shumë pak, një numër i vogël i nxënësve janë të pajisur më laptop ose kompjuter. Sugjerimet dhe udhëzimet që kemi pranuar prej Ministrisë më tepër kërkohet që të posedojnë laptop dhe kompjuter. Ne kemi pas trajnim tre ditë, për tre ditë nuk kemi pas mundësi që ti njohim të gjitha aplikacionet që I përmban platforma”, deklaroi Bunjamin Ahmedi, mësimdhënës i historisë.
Disa nga mësimdhënësit që tashmë kanë bërë testimet e para në këtë platformë bashkë me nxënësit ankohen se shumë prej fjalëkalimeve nuk janë funksionale. Siç thonë ata, në të shumtën e rasteve edhe vet Platforma nuk funksionon.
“Jam shumë i sigurt se do të hasim në probleme jo vetëm në gjysmë vjetorin e parë por jam mëse i vetëdijshëm që deri në fund të vitit do të kemi problem të hatashme. Dua ta theksoj edhe këtë se Platforma vetvetiu ka një ngërç në vetvete, një periudhë kohore punon e një periudhë nuk punon. Ka probleme edhe Brenda fjalëkalimeve, disa funksionojnë e disa jo. Ka problem përbrenda në administrimin e këtyre fjalëkalimeve, po ashtu edhe me pasvordët”, tha Burim Rexhepi, mësimdhënës I informatikës.
Mësimdhënësit thonë se me më shumë vështirësi do të përballen nxënësit e klasës së gjashtë të arsimit fillor dhe ato të viteve të para në shkollë të mesme për shkak të pamundësisë që me prani fizike të njihen mësuesit dhe kushtet e reja për mësim. Një ditë më parë, Ministria e Arsimit ka aktivizuar Platformën kombëtare për mësim nga distanca përmes faqes së internetit ëëë.schools.mk. Në të tashmë janë vendosur video udhëzime, doracak dhe përmbajtje të tjera. Nga dikasteri i Arsimit u bëjnë thirrje nxënësve dhe prindërve ta vizitojnë dhe të njoftohen më platformën ditëve në vijim./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?