LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollës së mesme në Teksas i vërsulen trajnerit të futbollit, ia thyejnë kraharorin – publikohen pamjet

Nxënësit e shkollës së mesme në Teksas i vërsulen trajnerit të futbollit, ia thyejnë kraharorin – publikohen pamjet

Një profesor i edukatës fizike në Teksas, është ndjekur dhe rrahur brutalisht nga një grup nxënësish të shkollës së mesme, të cilët i thyen kraharorin gjatë sulmit që u dokumentua me një video.

Sulmi ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme Langham Creek në Houston, ku nxënësit e shkollës së mesme Aragon sulmuan arsimtarin që njëherit ushtron edhe detyrën e trajnerit të bejsbollit, i cili u identifikua si Michael Shott, transmeton Telegrafi.

Videoja e realizuar me telefon dhe e publikuar në rrjete sociale, shfaq Shott duke vrapuar me tërë forcën për t’i shpëtuar më të keqes – megjithatë grupi i nxënësve arrijnë ta zënë dhe grushtojnë e shqelmojnë.


Madje në një moment sulmuesit e përplasin për tokë, por ai ngritet shpejtë dhe vazhdon vrapimin në drejtim të parkingut.

E ëma e trajnerit ka thënë se i biri i saj ka pësuar thyerje të kraharorit. Megjithatë, nuk dihet nëse ndonjëri prej nxënësve është arrestuar nga policia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kalo në kategori