LAJMI I FUNDIT:

Nxënesi i infektuar me coronavirus kishte vijuar mësimin në Gjimnazin e Vitisë

Nxënesi i infektuar me coronavirus kishte vijuar mësimin në Gjimnazin e Vitisë

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është debatuar për luftën që  po e bën Kosova me coronavirusin.

Vitia është njëra nga komunat  e Kosovës që është prekur nga ky virus.

Një qytetar që dëshiroi të mbetet anonim në një lidhje direkte telefonike në emision ka shprehur shqetësimin se njëri nga të prekurit me virus e që tashmë është i konfirmuar nga institucionet shëndetësore është nxënës i gjimnazit në Viti, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ka shqetësim se i prekuri ka pasur kontakte me nxënësit e tjerë e që në atë klasë janë përafërsisht 30 sosh.

Mirëpo infektologu Valbon Krasniqi, i pranishëm në studio, ka dashur të qetësojë situatën pasi sipas tij të rinjtë e kalojnë shumë lehtë simptomën.

Krasniqi thotë se për rastin në fjalë gjasat që i prekuri të ketë infektuar nxënësit tjerë janë të pakta pasi kronologjia tregon se koha mund të ketë qenë shumë e shkurtër për ta përcjellë infeksionin te nxënësit e tjerë.

“Për një apo dy ditë pasi merret infeksioni është shumë e vështirë që virusi të përcillet te nxënësit e tjerë pasi që i nevojitet një kohë për t’u shumuar e që të jetë burim infeksioni për të tjerët”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori