LAJMI I FUNDIT:

I nxehti ekstrem në Shqipëri, masat që rekomandon Inspektorati i Punës

I nxehti ekstrem në Shqipëri, masat që rekomandon Inspektorati i Punës

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka rekomanduar disa masa parandaluese për punëtorët, kryesisht në sektorin e ndërtimit, si pasojë e të nxehtit ekstrem.

“Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të nxehtësisë përbëjnë një sfidë të madhe për Sigurinë dhe Shëndetin e punëtorëve, sidomos në sektorin e ndërtimit. Për të ndihmuar në mbrojtjen e punëtorëve dhe për të siguruar një ambient pune të sigurt dhe produktiv, ISHPSHSH rekomandon disa masa parandaluese të cilat përfshijnë:

▪︎Rritja e mbikëqyrjes së punëmarrësve nëpërmjet personit përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë si dhe forcimi i sistemeve të SSHP-së në subjektet përkatëse.


▪︎Përfshirja e masave parandaluese në Dokumentin e Vlerësimit të Riskut duke marrë parasysh kushtet e nxehta të motit.

▪︎Riprogramimi i punës në natyrë në kohë më të freskëta të ditës dhe shmangia e punës në diell kur është në maksimum.

▪︎Sigurimi i pushimeve më të shpeshta për punëtorët dhe krijimi i “Cool Zone”.

▪︎Sigurimi i aksesit falas në ujë të pijshëm të freskët gjatë gjithë kohës së punës.

▪︎Inkurajimi i heqjes së pajisjeve mbrojtëse individuale gjatë pushimit për të parandaluar mbinxehjen.

▪︎Pajisje mbrojtëse të përshtatshme për temperaturat e nxehta si kapele të forta që nuk depërtojnë nxehtësinë dhe veshje që mbrojnë nga dielli.

▪︎Siguroni krem elastik ndaj diellit për punëtorët që janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë ditës.

Këto masa janë të rëndësishme për të siguruar që punëtorët të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme, duke minimizuar rrezikun e lodhjes, goditjes nga nxehtësia dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me stresin e nxehtësisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori