I nxehti ekstrem në Maqedoni, të rrezikuarit “detyrohen” të vazhdojnë punën
Vapa e madhe që ka përfshirë vendin tonë, do të jetë edhe më e theksuar gjatë katër ditëve të ardhshme. Sinoptikët parashikojnë se deri më 1 gusht edhe rrezet UV do të jenë më të fuqishme, çka ka shtyrë që Ministria e Shëndetësisë të kërkoj ndërhyrjen e Qeverisë për të ngritur alarmin portokalli. Ndër më të ekspozuarit në diell janë punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët nuk e ndërprenë punën edhe në pikun e ditës, kur termometri në Shkup kalonte mbi 40 gradë celsius. Ekipi ynë inspektoi disa kantiere.
“Megjithëse ka kaluar termini kur duhet të pushojnë punëtorët nga vapa e madhe që po mbizotëron këto ditë në kryeqytet, e vetmja freski e tyre në vendin e punës është të pinë ujë nga zorra që vaditin.”
Se duhet të bëhet një riorganizim i orareve të punës për disa veprimtari, prapa kamerave e pranojnë edhe punëdhënësit, por kur shkojnë tek punëtorët u japin urdhra që puna duhet të kryhet sa më shpejtë. Disa prej punëtorëve thonë se janë të detyruar që në këtë vapë të punojnë për 2 euro në orë apo 10 orë në ditë sa për të siguruar një shumë prej 20 eurove.
“Ja kështu po punojmë! Nga 10 orë në ditë. Është mesatarisht e paguar por jo aq sa punohet. Nuk duhej por ky është realiteti që e kemi patjetër, nga Zoti e kemi këtë nxehtë dhe puna duhet të vazhdoj.”
“Vështirë është por e kemi patjetër të punojmë. Pagat i kemi të ulëta dhe patjetër të hamë. Jo as helmetë nuk mbajmë se shumë vapë, edhe pse është për sigurinë tonë por nuk i mbajmë dot se nxehtë i madh”.
Me vendim të Qeverisë nga data 29 korrik deri më 1 gusht disa veprimtari duhet të punojnë me orar të kufizuar, përkatësisht të ndalojnë punimet nga ora 11:00 deri ora 17:00.
Të lirohen nga puna grupet më të ndjeshme , siç janë gratë shtatzëna dhe personat të tjerë mbi 60 vjeç. Nëpër çerdhe të ndërpriten aktivitetet fizike dhe mos të nxirren jashtë fëmijët për 6 orët e mesditës. Qendrat e kujdesit social, njësitë e Kryqit Kuq t’ju rrijë pranë për ndihmë eventuale personave në nevojë. Të pushojnë së punuari disa veprimtari prodhuese që përbëjnë rrezik të shtuar nga proceset teknologjike”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Sipas Entit Hidrometeorologjik gjatë këtyre ditëve një valë përvëluese do të kaploj 6 rajonet e vendit, të cilat do të hynë në fazën portokalli, që nënkupton mbi temperaturat mesatare të sezonit veror. Nga autoritetet sugjerohet që të shmangin qëndrimin në diell, të konsumohen ushqime të lehta por të bëhet kujdes me lëngjet e ftohta. Për të sëmurët kronik sugjerohet konsultime shtesë me mjekët amë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe