LAJMI I FUNDIT:

I nxehti afrikan prek Shqipërinë, në fillim të qershorit temperaturat shkojnë në 35 gradë

I nxehti afrikan prek Shqipërinë, në fillim të qershorit temperaturat shkojnë në 35 gradë

Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan.

Sipas sinoptikanëve, muaji Qershor nis me temperatura të larta, ku ditët e para do të arrijnë deri në 35 gradë.

Hakil Osmani: Kjo fundjavë do të sjellë një valë të të nxehtit që vjen nga Afrika, godet Gadishullin e Ballkanit duke bërë që edhe territori shqiptar të preket nga kjo valë e të nxehtit, duke bërë që maksimumet e temperaturave të ngjiten në vlerën 34 apo 35 gradë Celsius në rang territori.


Por i gjithë 15 ditëshi i parë i Qershorit mbetet me temperatura të larta.

Hakil Osmani: Parashikohet që të jetë me temperatura të larta, presim maksimumet që në rang territori të ngjiten në vlerën e 37 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat për muajin Qershor janë 4 gradë mbi normalen.

Hakil Osmani: Këto temperatura janë 3 apo 4 gradë mbi normalen e muajit Qershor.

Temperaturat më të larta do i përjetojnë qytetet e Ultësirës Perëndimore, por edhe zonat bregdetare, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori