LAJMI I FUNDIT:

Nutricionistja i ndan sekretet prapa flokëve të saja shndritshme dhe lëkurës rrezatuese

Nutricionistja i ndan sekretet prapa flokëve të saja shndritshme dhe lëkurës rrezatuese

Një nutricioniste i ka zbuluar sekretet prapa flokëve të saja të mahnitshme dhe lëkurës rrezatuese – dhe këto sekrete janë më të lehta sesa shumica e njerëzve mendojnë.

Jessica Sepel, nga Sydney, së fundmi ka zbuluar se ajo nuk është dashur të përdorë produkte të shtrenjta apo t’i nënshtrohet procedurave të ndryshme, por thjesht mbështetet në dietë me vlera ushqyese dhe rutina të lehta të bukurisë, transmeton Telegrafi.

Për flokë të trasha

Kur është fjala për rritjen e shëndetshme të flokëve, Jessica rekomandon të hani shumë kastravecë, mango, dhe kungull të njomë.

Edhe zinku është i rëndësishëm për rritjen e flokëve, prandaj ajo sugjeron konsumimin e vezëve dhe arrave braziliane ku gjendet mjaftueshëm zink.

Por, ajo rekomandon të hani edhe peshk për shkak të përmbajtjes së jodit.

Për lëkurë rrezatuese

Ka shumë produkte të magjishme në treg të cilat ju premtojnë se do t’ju sigurojnë lëkurë të bukur, të njomë e rrezatuese, por Jessica pohon se kjo mund të arrihet edhe përmes dietës.

Ajo rekomandon t’i shmangni ushqimet e përpunuara, ndërsa të konsumoni më shumë arra, fara dhe peshk.

Kjo për shkak se nga këto ushqime trupi i njeriut i merr shumicën e vitaminave dhe mineraleve që luajnë rol kyç në rinimin e lëkurës.

Esenciale është edhe hidratimi, ku ajo rekomandon të konsumoni deri në dy litra ujë në ditë. /Telegrafi/