LAJMI I FUNDIT:

Nusja amerikane u martua me një fustan prej 3.75 dollarësh: U ndjeva për mrekulli

Nusja amerikane u martua me një fustan prej 3.75 dollarësh: U ndjeva për mrekulli
(Foto: Screenshot/Tik Tok)

Shumë vajza e ëndërrojnë ditën e dasmës që në moshë të vogël, duke i kushtuar më shumë rëndësi fustanit të famshëm që do të veshin atë ditë. Megjithatë, një nuse nga Amerika vendosi ta bënte fare thjesht.

Me afrimin e ditës së saj të dasmës, Jillian Lynch, një 32-vjeçare nga Ohio, u nis në kërkim të një fustani të përshtatshëm, por pa menduar as për sallonet luksoze me fustane nuseje.


Si dikush që i kushton rëndësi të veçantë kursimeve, ishte e natyrshme që ajo të shkonte në dyqanin e mallrave të përdorura, me shpresën se do të gjente një fustan të bardhë të thjeshtë.

“Nuk kam menduar asnjëherë të shkoj në një dyqan fustanesh nusërie. Ky ishte i vetmi vend që më erdhi në mendje”, ka treguar ajo.

@jilly_lynch

♬ Put Your Head On My Shoulder – Paul Anka

Pasi vizitoi disa dyqane, dukej se Jillian kishte gjetur fustanin ideal. Ishte një krijim me gjatësi të mesme me firmën e stilistit Camila Coelho.

Nusja bëhet virale për fustanin e nusërisë me vlerë rreth 44 euro, teksa e gjithë dasma kushtoi rreth 463 euro
Lexo po ashtu Nusja bëhet virale për fustanin e nusërisë me vlerë rreth 44 euro, teksa e gjithë dasma kushtoi rreth 463 euro

Edhe pse çmimi real i atij fustani është 220 dollarë, nusja e bleu me zbritje për një shumë simbolike prej 3,75 dollarësh.

Në profilin e saj në TikTok, Jillian u tregoi ndjekësve edhe një fustan, të cilin fillimisht hezitoi ta vishte në dasmë. Mirëpo, pas reagimeve dhe komenteve të shumta pozitive nga ndjekësit, vendosi ta bëjë këtë.

Më pas ia çoi fustanin një rrobaqepësie për ta përshtatur plotësisht me trupin e saj. Korrigjimet i kushtuan 110 dollarë dhe me një palë taka antike tetë dollarëshë dhe një frizurë dhe grim që i bëri vet, gjithçka i kushtoi 121,75 dollarë, që sipas shumëkujt është një çmim i pabesueshëm për një kombinim dasme. /Telegrafi/

@jilly_lynch

so happy with all these finds 🤍

♬ original sound – Jillian