LAJMI I FUNDIT:

Nushi: Qesharake, policia i shërben me shumë zell pushtetit

Nushi: Qesharake, policia i shërben me shumë zell pushtetit

Nol Nushi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Policia e Kosovës, po bën padrejtësi dhe po tregohet jo serioze ndaj aktivistëve të këtij subjekti partiak.

Sipas Nushit, aksioni simbolik i afisheve të cilat janë shpërndarë nuk do të jetë i fundit, njofton Klan Kosova.


Këto deklarime aktivisti i Vetëvendosjes, Nol Nushi, i dha në emisionin ‘’Ora e Fundit’’, duke shtuar se ‘’policia nuk po bën asgjë tjetër veçse me shumë zell po i shërben Qeverisë aktuale’’

‘’Nuk duhet të harrojmë që tashmë më shumë se 40 ditë, aktivistë të Vetëvendosjes po mbahen në arrestime të ndryshme, si shtëpiak apo në burgje.’’

‘’Ne do të angazhohemi çdo ditë si aksionet e sotme, që të tregojmë se policia dhe shteti po bëjnë padrejtësi ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes.’’

‘’Është shumë qesharake që Policia e Kosovës, me aq zell po i shërben këtij pushteti.’’

“Aktivistët tanë akuzohen sepse kanë blerë kifle në një furrë buke, kanë pirë kafe, kanë blerë një telefon dhe nuk ka asnjë detaj që lidh çështjet që thuhet nga policia”.

“Aktivistët nën arrestin shtëpiak i kemi vizituar por ata në burg, nuk kemi pas mundësi sepse ata janë izoluar në burg”.

“Këta të fundit, nuk kanë arsye të shqetësohen, Vetëvendosje do t’ju qëndrojë pas çdo herë”.

“Nuk e lexova aq shumë reagimin e Policisë, kjo polici është jo serioze. Ky aktivitet është bërë që të tregohet padrejtësia që po i bëhet aktivistëve të Lëvizjeve Vetëvendosje”.

“Ata mund të ndjekin procedurat ligjore janë të lirë”.

“Vetëvendosjes nuk i mungon kreativiteti, ditëve të ardhshme do të dalim me aksione të tjera simbolike për të treguar sjelljes e vërteta të policisë dhe të këtij pushteti”, ka përfunduar Nushi, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori