LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Vendimi për shpalljen për zonë të mbrojtura Malin Sharr dhe Malet e Osogovës nuk ka të bëjë me zgjedhjet

Nuredini: Vendimi për shpalljen për zonë të mbrojtura Malin Sharr dhe Malet e Osogovës nuk ka të bëjë me zgjedhjet

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot tha se “për mua është kënaqësi e madhe të informoj qytetarët që në seancën e djeshme të Qeverisë së RMV-së, u miratuan iniciativat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për mbrojtjen e dy zonave në vendin tonë: Mali Sharr dhe Malet e Osogovës.

Siç theksoi ai, një vendim i tillë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhje që pritet të mbahen gjatë qershorit.


“Përfundimi i këtij procesi do të rrisë mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar me vendet fqinje, veçanërisht për sa i përket faktit që Mali Sharr do të bëhet një nga parqet më të mëdha kombëtare në Evropë. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e këtyre zonave do të thotë përparim në përmbushjen e direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë”, thotë ministri Nuredini duke shtuar se menaxhimi i duhur i zonave të mbrojtura nënkupton përdorimin e potencialit të madh për zhvillimin ekonomik lokal, gjegjësisht menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore, duke ofruar shërbime eko-sistemore dhe se kjo përfshin mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore, rigjallërimin e fshatrave brenda dhe përreth zonës së mbrojtur përmes zhvillimit të eko-turizmit, bujqësisë tradicionale dhe bagëtisë.

Ai tha se në vendin tone tani më kemi parqe nacionale, siç është parku nacional Pelister, ku popullata lokale në vazhdimësi zhvillon aktivitete, andaj shpallja e zonave të mbrojtura nuk nënkupton ndërprerje të të gjitha aktiviteteve, por aktivitete të kontrolluara, të planifikuara dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të pasurive natyrore.

“Unë dëshiroj t’ju informoj se në përputhje me procedurat ligjore për shpallje të zonave të mbrojtura, në periudhën në vijim do të mbahen debate publike në bazë të propozimeve të popullatës lokale, si dhe të gjithë palëve të interest. Pas harmonizimit të mendimeve dhe vërejtjeve, do të përpilohen propozime përfundimtare për shpalljen e këtyre lokacioneve dhe do t’i dërgohen Qeverisë për miratim. Ky hap i Qeverisë dhe pranimi i propozimeve të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor nënkupton njohje dhe përkushtim për mbrojtje të pasurive tona natyrore për të cilat publiku ekspert është angazhuar për më shumë se 20 vjet. Andaj, ky vendim është hapi i parë dhe më kryesor për t’i shpallur përfundimisht këto zona të mbrojtura. Ju siguroj që do të konsiderohen të gjitha kërkesat nga palët e interesit për të siguruar mbrojtjen e natyrës pa dëmtuar popullatën lokale, dhe për të siguruar zhvillimin e vendeve sipas standardeve evropiane dhe parimeve të qëndrueshmërisë”, tha Nuredini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori