LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Është koha që të gjithë ne të kryejmë detyrimin tonë dhe të zbatojmë rekomandimet për Liqenin e Ohrit

Nuredini: Është koha që të gjithë ne të kryejmë detyrimin tonë dhe të zbatojmë rekomandimet për Liqenin e Ohrit

Në fjalimin e tij në sesionin e sotëm drejtuar Komitetit të UNESCO-s, ministri Naser Nuredini duke falënderuar për mbështetjen deklaroi:“Falenderoj Komitetin e UNESCO-s i cili njohu përpjekjet tona dhe miratoi amendamentin e propozuar i cili miraton një periudhë shtesë për përfundimin e punës së filluar dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të marra.

“Veçanërisht falënderoj Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Federatën Ruse për mbështetjen e tyre në këto përpjekje, si dhe delegacionet e Kinës, Arabisë Saudite, Hungarisë dhe Spanjës.”

“Gjithashtu, shpreh falenderim për kolegët e mi australianë dhe norvegjezë për këshillat dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme miqësore. Jemi të kënaqur që Liqeni i Ohrit dhe rajoni do të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre dhe në afatin e dhënë shtesë do të kemi kohë për të përfunduar mbrojtjen e kësaj trashëgimie të mahnitshme natyrore dhe kulturore botërore.Megjithatë, kjo nënkupton përgjegjësi shtesë, andaj tani është koha që me të vërtetë të punojmë të gjithë së bashku dhe të sigurohemi se nuk do të gjendemi në një situatë si kjo në të ardhmen. Prandaj, i ftoj të gjithë palët, sektorin privat, vetëqeverisjen lokale, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e liqenit dhe të gjithë rajonit” ka thënë Nuredini para përfaqësuesve të shteteve në UNESCO ku mes tjerash është diskutuar edhe për të ardhmen e Liqenit të Ohrit nën ombrellën e UNESCO-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori