Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali shkon në 12

2020/02/AFP_1PB3XI-kwhE-U3170572020541z4F-656x492@Corriere-Web-Sezioni.jpg
eksperti-banner

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve në Itali po rritet.

Tashmë numri i të vdekurve nga coronavisuri në Itali ka shkuar në 12 dhe ka infektuar 374 persona të tjerë, transmeton Telegrafi.


Të dhënat e reja të azhurnuara u siguruan nga komisari Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp.

Viktima e dymbëdhjetë është një pacient 70-vjeçar nga Lombardia.

Ai ishte pranuar në spitalin e Piacenza, më pas u transferua në kujdesin intensiv në Parma.

Kujtojmë që numri i vdekjeve nga coronavirusi është mbi 2.700 në të gjithë botën, me shumicën dërrmuese në Kinë. Ka pasur më shumë se 80,000 të tjerë të infektuar. /Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Real Estate

Më të lexuarat