Numri i konsumuesve të substancave narkotike cilësohet si shqetësues në Komunën e Gjakovës

Varësia ndaj substancave narkotive po rritet vit pas viti, ku përveç rritjes së varësisë ndaj këtyre substancave, mosha e personave që i konsumojnë këto substanca është çdo herë e më e re.
Dr.Zef Komani, psikiatër tha se sa i përket Komunës së Gjakovës, në këtë raport situata është tejet shqetësuese.
“Fatkeqsisht kur flasim për komunën e Gjakovës, unë mendoj që situatën e kemi mjaft dobët, dhe mjaft shqetësuese, sepse në përgjithësi këto substanca në vendin tone janë mjaft të çasshme.”
Dr.Komani tutje shtoi se roli i familjes në këtë aspekt është dominues.
“Familja në këtë aspekt luan një rol dominant. Për ta zgjidhur këtë problem familjet së pari duhet të jenë më të angazhuara dhe më të bashkuara, sepse hulumtimet që janë bërë më herët kanë treguar që fëmijët që i kanë pasur dy prindërit e punësuar, kanë pasur më shumë tendencë që të jenë përdorues të substancave narkotike.”
Ndërsa sipas qendrës Labyrinth”, bëhet e ditur një nga substancat më të përdorura është kokaina, shifra e të cilës, sipas tyre është rritur jashtëzakonisht shumë në tri katër vitet e fundit. /Telegrafi/


















































