LAJMI I FUNDIT:

Numërohen votat e diasporës për Fushë Kosovën, Burim Berishës së LDK-së i ulen gjasat për fitore në raundin e parë

Numërohen votat e diasporës për Fushë Kosovën, Burim Berishës së LDK-së i ulen gjasat për fitore në raundin e parë

Vëmendja kryesore te votat e diasporës është përqendruar në Fushë Kosovë për shkak të pak votave që i nevojiten kandidatit të LDK-së për të fituar garën pa shkuar në balotazh.

Megjithatë shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të LVV-së, Enver Bajçinca.


Kjo ia zbehu mundësinë Burim Berishës së LDK-së që të fitojë garën në raundin e parë.

Rezultatet e votave të diasporës për dy komuna

Pa votat e diasporës Berishës i nevojiteshin vetëm pak vota, derisa pas procesimit të votave të diasporës Berishës,  i nevojiten mbi 60 vota për fitore në raundin e parë.

Nga numërimi i 80 votave të diasporës së Fushë Kosovës, më së shumti ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca – 49 vota.

Pas tij vjen Burim Berisha i LDK-së me 13, Rrahim Tërnava i PDK-së me 11 dhe Hasan Ismajli i AAK-së vetëm 2 vota.

Nga numërimi i votave të rregullta, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, dhe atij i nevojiteshin fare pak vota për ta fituar garën pa balotazh.

Mirëpo këto gjasa për kandidatin e LDK-së janë zvogëluar pas numërimit të votave të diasporës.

Kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori