Numërimi i votave të diasporës sjell ndryshime në Mitrovicë, Peci radhitet i pari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë.
Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ më 18 tetor, nga 75% e votave të numëruara, Faton Peci nga LVV ka marrë 302 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Arian Tahiri nga PDK, ka marrë 175 vota, transmeton Telegrafi.
Numërimi i votave të diasporës ka ndikuar në ndryshimin e renditjes së kandidatëve, ku tashmë Peci renditet i pari, ndërsa Tahiri i dyti.
Në total, Peci ka grumbulluar 15,655 vota, ndërsa Tahiri 15,568.
Pra, Peci kryeson Tahirin me 87 vota deri më tani.
Numërimi i votave po vazhdon./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































