LAJMI I FUNDIT:

Numër i lartë i pacientëve me COVID-19 në spitalet rajonale, bëhet thirrje për respektim të masave

Numër i lartë i pacientëve me COVID-19 në spitalet rajonale, bëhet thirrje për respektim të masave

Spitalet rajonale kanë njoftuar për numër të lartë të pacientëve me coronavirus, ndërsa është bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID-19.

Derisa në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 141 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 108 janë në oksigjeno-terapi, në Spitalin e Gjakovës 107 pacientë po trajtohen për COVID-19, 70 prej tyre në oksigjeno-terapi.


Në njoftimin e Spitalit të Pejës bëhet e ditur se sa i përket gjendjes së pacientëve, tre pacientë janë në respirator (CPAP), 108 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës 107 pacientë po trajtohen për COVID-19, 70 prej tyre në oksigjeno-terapi

Në 24 orët e fundit 36 pacientë të konfirmuar negativ, 11 pacientë të pakonfirmuar, ndërsa 6 pacientë në CPAP maskë.

Nga Spitali i Gjakovës ka thënë se spitalet po mbushen, ndërsa u është bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat, distancën dhe higjienën.

Ndërkaq, për respektim të masave është bërë thirrje edhe nga zyrtarët komunal në Gjilan.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar të hënën se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave anti-COVID-19, bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7058 mostra, 2802 kanë rezultuar pozitivë, 2338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori