LAJMI I FUNDIT:

Nuk po gjen hapësira tek Chelsea, ylli anglez ‘pranon’ kalimin tek Milani

Nuk po gjen hapësira tek Chelsea, ylli anglez ‘pranon’ kalimin tek Milani

Carney Chukwuemeka raportohet se ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe ‘Rossonerët’ po shtyjnë që ta transferojnë atë si huazim me të drejtë blerje. 

Sipas një raportimi nga Calciomercato, 21-vjeçari është pajtuar që t’i bashkohet Milanit muajin e ardhshëm dhe gjiganti italian do të shpresojë të arrijë një marrëveshje me Chelsean gjatë javëve në vazhdim. 

Raporti tutje shton se Chukwuemeka ka qenë tash e sa kohë objektiv i Milanit më saktësisht i shefit të skautëve Geoffrey Moncada. 


Ky i fundit raportohet se është personi që po kërkon transferimin e tij në ‘San Siro’ gjatë afatit kalimtar dimëror. 

Calciomercato në fakt raporton se Milani është në bisedime me Chelsean dhe drejtuesit e klubit po shpresojnë se do të shtrëngojnë duart me klubin anglez së shpejti. 

‘Rossonerët’ nuk janë klubi i vetëm që ka shprehur interesim për Chukwuemekan, i cili është i gatshëm të largohet nga ‘Stamford Bridge’ pasi ka bërë vetëm katër paraqitje në të gjitha garat. 

Edhe Celtic Glasgow është po ashtu në mesin e skuadrave të interesuara, por Moncada mbetet në kontakt me agjentët e lojtarit, të cilët po shpresojnë t’i gjejnë klientit të tyre një skuadër të re së së shpejti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori