Christian Mackinton nga Britania e Madhe, i ka befasuar prindërit që po i bënin fotografi, duke e ngritur gishtin e mesit.

Fëmija që ka lindur para kohës, kishte mbushur tre javë dhe ia kishin hequr gypin e oksigjenit nga hunda, sepse gjendja tij ishte përmirësuar, transmeton Telegrafi.


Nuk i pëlqen ta fotografojnë te gjithe po qeshin me veprimin e femijes foto 2 Reagimi i çuditshëm i vogëlushit

“Është dita ime e parë që po veshi rrobe, pasi deri tani isha vetëm me pelenë në inkubator”, shkruan në përshkrimin e imazheve.

Veprimi tij ka bërë që të bëjë xhiro në rrjetet sociale, duke marrë shumë pëlqime.

“Ky vogëlush nuk ka dëshirë ta fotografoni, ja çfarë mendon kur provoni të shkrepni”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/