"Nuk na pëlqeu referimi", te Real Madridi “shpërthejnë” me akuza për gjyqtarin pas humbjes nga Celta

Trajneri Xabi Alonso është ankuar në referim pas humbjes poshtëruese në shtëpi nga Celta Vigo.
Celta Vigo pas plot 19 viteve triumfoi në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2-0, në sfidën ku madrilenët u ndëshkuan me dy kartonë të kuq.
Pas ndeshjes, Alonso është ankuar në referim duke supozuar se vendimet e gjyqtarit kanë qenë kundër “Los Blancos”.
“Vendimet e gjyqtarit na nervozuan. Kartoni i kuq, kishte shumë ndërprerje të lojës, nuk më pëlqeu paraqitja e tij”.
“Kartoni i kuq i Alvaros ishte shumë i diskutueshëm, dukej se po dëshironte ta largonte. Nuk më pëlqeu, ishte disi kundër nesh. Nuk më pëlqeu referimi”, deklaroi ai.

Alonso ndër të tjera shtoi se asgjë nuk ka mbaruar dhe kërkoi nga Real Madridi të rikthehet qysh në përballjen ndaj Cityt.
“Duhet të kthejmë faqen sa më shpejtë që të mundemi. Ka një rrugë të gjatë në La Liga. Kemi ndeshjen ndaj Man Cityt në Ligën e Kampionëve që mund të reagojmë dhe ta largojmë këtë shije të keqe në gojën tonë”.
Lajmi i keq për Alonson është se në përballjen e radhës në La Liga nuk do të ketë në dispozicion asnjë nga mbrojtësit e krahut, ku dy janë të suspenduar dhe tre të lënduar./Telegrafi/

















































