LAJMI I FUNDIT:

Nuk lejuan qasje në dokumentet e komunës, policia malazeze arreston kryetarin e Budvës dhe zyrtarë të tjerë – hasin në rezistencë

Nuk lejuan qasje në dokumentet e komunës, policia malazeze arreston kryetarin e Budvës dhe zyrtarë të tjerë – hasin në rezistencë

Kryetari i shkarkuar i Budvës, Marko Careviq, djali dhe vëllai i tij, kryetari i shkarkuar i Asamblesë Komunale, Krsto Radoviq dhe pesë bashkëpunëtorë të tjerë u arrestuan sot në mëngjes, sepse nuk lejuan policinë të sillte inspektorët në objektin e komunës.

Po ashtu, është arrestuar menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijelj, kreu i kabinetit të Careviqit, Nikolla Jovanoviq dhe këshilltari i tij, Djordje Vujoviq.


Siç raportojnë mediet malazeze, përcjell Telegrafi, policia gjatë arrestimit të tyre kishte përdorur gaz lotsjellës dhe se ishin thyer dritaret e komunës.

Shumë zyrtarët komunalë dhe qytetarët u mblodhën në ambientet e Komunës së Budvës, pasi një numër i policëve kishte ardhur aty.

Policia u përpoq të fusë në objektin e komunës inspektorin e Inspektimit Administrativ, por që hasën në rezistencë.

Arrestohet kryetari i komunës së Budvës dhe zyrtarë tjerë komunalë – dhjetëra furgon të policisë arrijnë para ndërtesës së komunës
Lexo po ashtu Arrestohet kryetari i komunës së Budvës dhe zyrtarë tjerë komunalë – dhjetëra furgon të policisë arrijnë para ndërtesës së komunës

Dje (16 qershor), inspektorati i Ministrisë së Administratës Publike nxori një vendim që kërkonte t’i jepet qasja në dokumentet e komunës.

Më 11 qershor, shumica e re në Asamblenë Komunale të Budvës arriti ta shkarkoj nga pozita Marko Careviqin dhe Krsto Radoviqin, gjë që pasuan një seri e incidenteve.

Careviq dhe Radoviq nuk i pranojnë ato vendime duke pretenduar se janë të paligjshme, duke mos lejuar zyrtarët e sapozgjedhur të hyjnë në ndërtesën e komunës dhe të kenë në qasje në dokumente.

Kriza politike në Budva erdhi pasi këshilltari Stevan Dzakoviq, i cili ishte në listën e Frontit Demokratik, vendosi të mbështesë opozitën, e cila në atë komunë përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Malazeze. Udhëheqja e shkarkuar pretendon se ky është korrupsion politik. /Telegrafi/