LAJMI I FUNDIT:

“Nuk keni të drejtë të gënjeni”, hakohet media që udhëhiqet nga shërbimi rus i inteligjencës

“Nuk keni të drejtë të gënjeni”, hakohet media që udhëhiqet nga shërbimi rus i inteligjencës

Është hakuar sot “News Front”, media e propagandës ruse, e udhëhequr nga shërbimet ruse të inteligjencës.

Kjo media ëshët hakuar nga “CLASH HACKERS”, duke lënë mesazhet “F*ck you Russia, nuk keni të drejtë të shpërndani gënjeshtrat tuaja”.


Më tej, hakerët kanë shtuar se janë arabë dhe se do të vazhdojnë t’i sulmojnë sajtet e propagandës ruse.

“Nuk do të lejojmë t’i vrisni njerëzit tanë ngado, ndaloni të na vrisni, ndaloni rrenat”, thuhet ndër të tjera nga “CLASH HACKERS” (GazaTeam).

Sulmi ndaj medias online ruse “News Front” që transmeton në disa gjuhë, dhe e cila konsiderohet si një media proksi e Putinit, vjen pas përfshirjes në forma të ulta të Qeverisë Ruse në Lindjen e Mesme.

Është e ditur se “News Front” mbështetet dhe financohet nga shërbimi rus i inteligjencës FSB.

Vendet të cilat i ka vënë në shenjëstër me dezinformata dhe propagandë “News Front”, janë vendet e Evropës Perëndimore.

Megjithatë, kjo media ka sulmuar edhe shqiptarët dhe Republikën e Kosovës. Veçmas seksioni në gjuhën serbe (SRB.NEWS-FRONT.INFO), i cili poashtu është hakuar dhe nuk mund të hapet.

Në fillim të vitit, kanalet e kësaj medie në Facebook, YouTube, Twitter janë bllokuar. Arsyeja e mbylljes së tyre ka qenë përmbajtja e dhunshme dhe llogari joautentike.

“News Front” ka pasur në shumë gjuhë seksionet e veta, duke provuar që të nxisë dhunë me gjuhën e urrejtjes, duke transmetuar lajme të rreme dhe duke shpifur e trilluar ngjarje të paqena. Veçmas, ka raportuar lajme të rreme që kanë pasur të bëjnë me Kosovën dhe luftën çlirimtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori