“Nuk ke qenë për finale” - Fifi preket dhe përlotet nga fjalët e Valbona Selimllarit

Enxhi Nasufi është shpallur fituese e edicionit të dytë të “Dancing With the Stars Albania”.
Pjesëmarrëse në këtë kompeticion ka qenë edhe artistja e njohur, Filloreta Raçi - Fifi.
Sot (e diel) të gjithë konkurrentët kanë pasur një përballje me jurinë në “Fan Club” me Kiara Titon.

Në një moment, Fifi u mërzit nga Valbona Selimllari, e cila i tha se nuk ka qenë për në finale.
“Je artiste shumë e mirë, por nuk ke qenë për finale”, iu drejtua Valbona.

Kjo e bëri Fifin që të qante dhe të shprehej paksa e mërzitur në lidhje me këtë.
Fifi ndërkaq theksoi se nuk e ëndërronte kupën dhe se nuk e ka menduar fitoren. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































