LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon rezoluta për rritjen e shtesave nga pakoja anti-COVID-19

Nuk kalon rezoluta për rritjen e shtesave nga pakoja anti-COVID-19

Pas diskutimeve dhe debatit të nxehtë në lidhje me uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë, në Kuvendin e Kosovës propozuesi i interpelancës, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka propozuar një Rezolutë që shtesat për këto kategori të kthehen në shumën e njëjtë paraprake.

Megjithatë, kjo rezolutë nuk ka kaluar në Kuvend, pasi që vetëm 22 deputetë kanë qenë për, 56 kundër dhe 1 abstenim.

“Rezolutën e kemi propozua me dy rreshta, kërkojmë që shtesat për pensionistët, për punëtorët shëndetësor, për institucionet e sigurisë dhe për kategoritë tjera që kanë përfituar nga shestat gjatë kësaj periudhe që kanë përfituar gjatë kësaj kohe pandemie të kthehen në shumën e njëjtë paraprake, pikë. Çka bëhet në këtë seancë të nderuar ministër i financave, e zëvendëskryeministër. Folët për popullizëm. Po a ka more ma popullzim se me dalë e me lyp votën dhe me thënë se po i rritim ‘penziat’ e me shkua derë më derë e takuat çdo sindikatë dhe në fund me ardhur me na thënë nuk ka buxhet”, tha Tahiri.


Kuvendi ka miratuar Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 formimin e komisioneve parlamentare, ndërsa tash është duke votuar për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori