Në seancën për raportim të Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, fillimisht GP i VV-së ka propozuar që të futet në rend dite diskutimi për gjendjen financiare në Telekomin e Kosovës pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.
Këtë propozim që e paraqiti deputetja e VV-së, në këtë rast nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, nuk e mori mbështetjen e kuvendit, edhe pse ajo pastaj propozoi që debati të mbahet nesër.
“Pa dyshim se kjo çështje është urgjente sipas dispozitave të rregullores së punës konsiderohet dhe ky diskutim lidhur me situatën financiare në Telekomin e Kosovës për shkak të lejimit të përmbarimit të vendimit të arbitrazhit, me të cilin përmbarim ndërmarrjes publike, Telekomit të Kosovës pas disa ditëve mund t’i ekzekutohen dhunshëm afër 25 milionë euro nga përmbaruesi privat në dobi të kreditorit “Dardafon LL. C”, theksoi Nagavci, transmeton KP.
Shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi ka mbështetur këtë pikë për futjen në rend të ditës për Telekomin.
“Në mbrojtje të kësaj kompanie publike dhe ne mbrojtje të interesave të qytetarëve të Republikës duke e parë edhe dinamikën e zhvillimeve si një çështje urgjente, mendoj që Kuvendi i Kosovës do të duhej ta trajtonte këtë çështje prandaj ne e mbështesim që kjo ditë të futet në rend të ditës në seancë ne sotme”, tha ai.
Ndërsa Doruntinë Maloku nga GP i LDK-së theksoi se kanë njohuri për këtë urgjencë, por sot është caktuar debati për pandeminë.
“Ne e dimë urgjencën e kësaj çështje, por debati i sotëm parlamentar është i thirrur për pandeminë dhe është koha e caktuar sa duhet të zgjasë debati parlamentar dhe meqenëse kjo çështje nuk është urgjente ne propozojmë që të mbahet neser ose ndonjë ditë tjetër”, tha ajo.
Edhe deputeti nga GP i PDK-së, Memli Krasniqi theksoi se kjo çështje duhet trajtuar, por që duhet pasur parasysh lëvizja e lirë përfundon në orën 21:00.
“Pajtohem që është një teme që ky Kuvend duhet me trajtua, ne kemi qenë të gatshëm dhe të interesuar me trajtua edhe sa ka qenë Albin Kurti kryeministër mirëpo atëherë Vetëvendosje pat harru që ekziston mbiemri Devolli në Kosovë, më vjen mirë që tash u rikujtohet që ekzistojnë, ne edhe atëherë e kemi ngritë këtë temë por këta nuk kanë pasur atëherë interesim. Tash jemi të gatshëm ta diskutojmë sa më herët të jetë mundshme, nuk jam i sigurt që do të duhej sot, sepse tema e pandemisë është shumë më urgjente dhe e kemi përcaktuar nga java e kaluar”, tha Krasniqi.
Edhe Teuta Haxhiu nga AAK ka thënë se duke e parë një seancë rreth Covid-19, rreth gjendjes, nuk janë kundër të diskutohet edhe pika tjetër, por ajo çka e tha Krasniqi, kjo pikë mund ta diskutohet kur të vendosë kryesia.
Kuvendi është duke deabtuar rreth pandmisë në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët