LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon marrëveshja për ‘Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B’, nuk ka kuorum

Nuk kalon marrëveshja për ‘Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B’, nuk ka kuorum

Ka dështuar miratimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Marrëveshja ndërkombëtare dështoi të miratohet në Kuvend në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se një pjesë e deputetëve nga 82 nuk votoi.


“…Kështu që vetëm 72 vota i kemi. Nuk është e mjaftueshme për marrëveshje ndërkombëtare, prandaj kjo i bartet një seance të re”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projekti do të lejojë operimin e kësaj hekurudhe deri në 100 km në orë në shumicën e seksioneve të linjës në përpurthje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Projekti ka tri faza. Faza e parë është nga Hani i Elezit në Fushë Kosovë, faza e dytë nga Fushë-Kosova në Mitrovicë dhe faza e tretë nga Mitrovica në Leshak. Projekti përfshin renovimin e binareve, riparimin e tuneleve dhe urave dhe instalimin e pajisjeve të telekomunikacionit…

Përfitues dhe zbatues i këtij projekti është INFRAKOS. Bashkë financohet nga Banka Investive evropiane dhe BERZHI përmes kredive si dhe nga Korniza Investive për Ballkanin perëndimor përmes granteve”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshja është në vlerë prej 38 milionë eurosh.

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk ka kuptim të votohet për këtë marrëveshje kur Kosova është nën masa.

Ai tha se vendi është nën sanksione nga BE dhe SHBA dhe zgjerimi i sanksioneve ndaj Kosovës është paralajmëruar.

“Votimi i marrëveshjes është paradoksale sepse nuk do të arrij të zbatohet, si e votuam si jo…”, tha ai.

Ndërkaq, Avdullah Hoti në emër të LDK-së tha se e mbështesin marrëveshjen.

“E dëgjova kryetarin e Komisionit për buxhet që ta votojmë marrëveshjen e të lëmë anash pezmin… Ne kemi pezëm me mënyrën si po menaxhoni vendin, si keni sjell sanksione, por nuk kemi pezmë me projektet të rëndësisë kombëtare…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori