LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka zgjedhje para tetorit të vitit 2020 në Maqedoni, së pari duhet të votohen disa ligje të rëndësishme

Nuk ka zgjedhje para tetorit të vitit 2020 në Maqedoni, së pari duhet të votohen disa ligje të rëndësishme

Për zgjedhje të parakohshme kuvendare mendohet për në muajin tetor të vitit 202 me qëllim që t’i jepet mundësi ekonomisë, të votohen ligje të rëndësishme si dhe Ligji për Prokurorinë Publike që rregullon statusin e ardhshëm të PSP-së si dhe të përfundojë Samiti i NATO-së në janar të vitit 202. Kështu brifojnë burimet e partisë maqedonase në pushtet, LSDM pas vendimit të Këshillit Evropian për datën e bisedimeve me Maqedonisë.

Nga kjo parti e pranojnë se opinioni është i dëshpëruar me rastin ‘Haraçi’ dhe nga kryeprokurorja Katica Jeneva për të cilën është pritur të sjell drejtësi, por kryeministri Zoran Zaev e ka denoncuar rastin në prokurori dhe thonë se nëse procedohet i gjithë rasti, to të kontribuojë në marrjen e datës për bisedime në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se edhe nëse nuk arrihet marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike, ky ligj do të votohet në Kuvend më 10 shtator. Në këtë rast, nëse ligji nuk votohet, sipas partisë, Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të caktojë ushtrues detyre në krye të PSP-së.


Partia nuk është e kënaqur me proceset gjyqësore në vend, por thonë se nuk kanë dashur të vendosin veting në sistemin gjyqësor pikërisht për shkak të kundërshtive në BE, për shkak se dihen përvojat negative në Shqipëri.

Nga LSDM brifojnë se planet dhe masat në të ardhmen, që parashohin rritje të pagës në shtet, përkatësisht plani është 16.000 denarë pagë minimale dhe 30.000 denarë pagë mesatare. Duke pasur parasysh se 30 për qind të pagesës bëhen në dorë, përkatësisht në kesh, ka disa masa që ky proces plotësisht të hiqet.

LSDM mbetet në qëndrimin për ndërrim të modelit zgjedhor dhe për më shumë demokraci, përkatësisht vendosje të një njësie zgjedhore me çka partitë më të vogla do të ishin më të rëndësishme dhe më shumë do të humbin LSDM dhe OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori