Një stacion i ri i policisë është hapur në Sussex të Britanisë së Madhe, që mund të jetë më i vogëli në këtë shtet evropian – me përmasa 2 metra e gjysmë me dy metra.

Ky stacion u hap në qytezën Crawley, si një urgjencë pas disa therjeve me thikë që ndodhën në këtë rajon, transmeton Telegrafi.


2 136

Stacioni ka vetëm një hapësirë të vogël sa për disa karrige, nuk ka qeli burgu për të mbajtur të arrestuarit, por do të shërbejë për banorët e atjeshëm që kanë brenga të ndryshme dhe ato do t’i raportojnë atje.

3 97

Policia në Sussex siguroi paratë për stacionin e ri nga fondi i qeverisë, dhe u hap si urgjencë për rritje të krimit në këtë rajon.

4 76

Gjendet në qendër të qytetit, nga ku pothuajse çdo qytetar mund të adresojë brengat e veta, qofshin ato të natyrave të ndryshme. /Telegrafi/