Humbja e rëndë e Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka prekur jo vetëm familjen e tij, por edhe kolegë, miq dhe figura publike të shumta që kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në rrjete sociale.

Në mesin e tyre kanë reaguar edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania, disa prej tyre që kanë qenë në të njëjtin edicion me Gjestin, e disa të tjerë nga edicione të kaluara.


Kengetarja Iliriana Sadriu, e cila ishte pjesë e BBVK, ndau një fotografi me Gjestin dhe vëllain e tij, duke i dërguar ngushëllime familjes dhe duke kërkuar që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme.

Edhe Kader Kicaj reagoi me dhimbje të thellë, duke thënë se nuk kishte fjalë për këtë tragjedi dhe duke u shprehur pranë familjes me lutje dhe mbështetje.

Nga ana tjetër, Loredana Brati, ish-banore e BBVA në të njëjtin edicion me Gjestin, shkroi se zemra i dhemb nga ky lajm i trishtë, duke u lutur që familja të ketë forcë për të kaluar këtë sprovë të madhe.

Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të BBVA, Rozana Radi, e cila shprehu dhimbjen e saj duke thënë se nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind e një motër apo vëlla për një humbje të tillë, teksa i kërkoi Zotit t’i japë forcë Gjestit.

Edhe Shqipe Hysenaj, një tjetër ish-banore e BBVK, u shpreh e shokuar, duke thënë se nuk i kanë mbetur fjalë dhe se i vjen shumë keq për këtë tragjedi, duke i dërguar lutje e ngushëllime familjes.

Përveç tyre, edhe G Bani ndau një video në InstaStory ku i dha ngushëllimet e tij Gjestit dhe familjes, teksa bëri të ditur se kishte shtyrë publikimin e këngës së tij të re për nesër, duke theksuar se ishte e pakta që mund të bënte për respektin e kësaj humbjeje të madhe.

Një gjest të ngjashëm bëri edhe reperi Don Xhoni, i cili përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, projekti i tij muzikor që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për nesër në orën 18:00.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes së Gjestit, duke i uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira. /Telegrafi/


Foto: Rozana Radi/Instagram

Foto: Don Xhoni/Instagram

Foto: Loredana Brati/Instagram