LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka dashuri në shikim të parë

Nuk ka dashuri në shikim të parë

Ekspertët theksojnë që dashuria në shikim të parë nuk ekziston dhe fjala është për joshjen e parë të fuqishme, përkatësisht për dëshirën e madhe

Në një hulumtim dashurinë në shikim të parë e kanë përjetuar kryesisht meshkujt, mirëpo asnjëra nuk ka qenë e dyanshme, transmeton Telegrafi.

Ndonëse shumica besojnë në dashurinë në shikim të parë, ekspertët theksojnë që ajo nuk ekziston dhe fjala është për joshjen e fuqishme fillestare, përkatësisht për dëshirën e madhe.


Këtë e ka treguar studimi i ri i publikuar në Journal of the international association for relationship research.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 200 persona të intervistuar, të cilët kanë pasur takime dashurore, pas të cilave kanë treguar çfarë lloji joshjeje kanë ndier ndaj partnerit me rastin e çdo takimi.

Hulumtimi ka qenë i ndarë në tri faza: anketa nëpërmjet internetit, studimi laboratorik dhe takimet e drejtpërdrejta të cilat nuk kanë zgjatur më shumë e 90 minuta.

Pas takimit pjesëmarrësit e hulumtimit i kanë pyetur a kanë ndier diçka ngjashëm me dashurinë në shikim të parë dhe sa kanë ndier joshje fizike ndaj atij personi.

Janë marrë në konsideratë tre komponentë: intimiteti, përkushtimi dhe afshi.

Vetëm 32 të intervistuar kanë thënë që kanë ndier dashuri në shikim të parë, ndërkaq komponenti më i përfaqësuar dashuror ishte joshja.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 60 për qind femra, ndërkaq dashuri në shikim të parë kryesisht kanë përjetuar meshkujt. Asnjëra nuk ka qenë e dyanshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Lule
Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Astrologji
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori