LAJMI I FUNDIT:

Nuk iu bind urdhrave të policit amerikan, gruaja nën ndikim të drogës i vërsulet me gërshërë në dorë – qëllohet për vdekje

Nuk iu bind urdhrave të policit amerikan, gruaja nën ndikim të drogës i vërsulet me gërshërë në dorë – qëllohet për vdekje

Një video rrëqethëse e publikuar në internet shfaq momentin kur një zyrtar policor qëllon për vdekje një grua, e cila besohet se ishte nën ndikim të lëndëve narkotike dhe refuzonte të ndiqte urdhrat e policit,, që vazhdimisht i bënte thirrje që t’i gjuaj në tokë gërshërët në korridorin e një hoteli.

Kamera e vendosur në uniformën e policit shfaq incidentin në qytetin Bossier të Louisiana, ku Patrick Edmonds Jr qëllon për vdekje Shannon Rupert, 45-vjeçe, në një korridor të hotelit LaQuinta, transmeton Telegrafi.


Sipas mediave amerikane përdorimi i forcë vdekjeprurës është arsyetuar nga autoritetet kompetente, ndërsa zyrtari policor Edmonds i ishte përgjigjur një telefonat se në një hotel ishte shfaqur një problem që nuk hezitonte të shfaqte nuanca dhune.

Polici fillimisht i afrohet tavolinës ku ajo po qëndronte, ndërsa ajo vazhdimisht mbante në duar një palë gërshërë dhe nuk dëshironte t’i largonte nga dora.

“Duhet të më qëllosh”, dëgjohet ajo duke i thënë policit i cili i kërkon që t’i vendosë mbi tavolinë dhe të largohet nga ai vend.

Por, ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë edhe pas shumë lutjeve që i janë bërë dhe në një moment ajo i vërsulet me gërshërë policit, duke u detyruar që ai ta qëlloj me revole, shkrepje këto që ishin fatale për këtë grua. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori