Nuk është në dijeni për ngjarjen - Eduard Kuçi vazhdon me dyshimet për daljen e Dolces

Foto: Instagram
Dolce u largua të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 për një arsye.
Ajo do të shkojë në Grande Fratello për një javë, si marrëveshje që ka bërë formati në Kosovë.
Megjithatë, banorët nuk janë në dijeni për këtë dhe mendojnë se u largua tërësisht nga ky reality shou.

Në një bisedë me Alba Pollozhanin, Eduard Kuçi ka hedhur dyshime në lidhje me këtë.
"Kur ka dalë as dy javë nuk i ka bërë, si ka mundësi. Për mua nuk përputhet", u shpreh ai.
Tutje tha: "Pse ka hyrë kur e ka ditu se do të dalë sërish, kur e kam një gjyq unë nuk do kisha hyrë edhe pse do të doja".
Sidoqoftë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të jetë reagimi i Edit kur të mësojë të vërtetën. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































