Volvo mban ende epitetin e një veture të sigurt edhe sot.

Në një kohë kur disa vetura nuk kishin as rripa sigurie, dhe siguria në përgjithësi diskutohej, Volvo tashmë ishte duke punuar në disa sisteme që fjalë për fjalë u bënë pjesë e pajisjeve të detyrueshme të sigurisë dekada më vonë.


Rripi i sigurimit me tre pika fiksimi u patentua nga Volvo në 1959. Dhe dhjetë vjet më vonë, veturat kanë rripa sigurie në dy pika fiksimi.

6371b212 46e3 4f49 8fe8 20a71a974694

40411cb0 c6ba 42cd ba21 5ab4d2fd24d0

Vitet 1970 erdhën gjithashtu, dhe Volvo nuk hoqi dorë nga shqetësimet e sigurisë.

Për më tepër, në 1972 ajo prezantoi një koncept që tregoi se një veturë mund të projektohej me zgjuarsi me fokus në sigurinë e udhëtarëve.

Vetura që tregoi këtë është Volvo Experimental Safety Car ose shkurt VESC.

4248694138 6b7985d3d5 b

Mjafton vetëm një vështrim për të kuptuar pse VESC mbeti e lënë pas dore pas bukurive si Ferrari Dino Ford Granada dhe Citroen GS.

Parakolpët e mëdhenj dhe të fryrë janë edhe më të mëdhenj se ata të njohur nga tregu amerikan, dhe mund të përballojnë goditjet dhe 'thithin' energji mjaft të madhe.

5b93e1f1 0458 4647 b1b7 9b7511911efa

15b99f49 8f8a 4ce8 aa50 12b86ed11985

VESC gjithashtu kishte zona deformimi për 'thithjen' e energjisë nga përplasja.

Kishte airbagë të përparmë dhe të pasëm, frena ABS, rripa sigurie me tre pika.

Në rast përplasjeje, furnizimi me karburant u ndërpre automatikisht. /Telegrafi/

d3293b36 a92a 4ead 8cdf d4eb3b853693

f619b480 1e94 4eaa 928c 49c7a61a459a

fd95d182 a3ba 47e7 84d0 8588bcf84a1f