LAJMI I FUNDIT:

Nuk e respektuan masën e vetizolimit, policia i gjobit dy qytetarë me nga 500 euro në Junik

Nuk e respektuan masën e vetizolimit, policia i gjobit dy qytetarë me nga 500 euro në Junik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka bërë të ditur se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Siç njoftohet, në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave  kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetë izolim”

“Ka tendenca të rritjes të mos respektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim”, thuhet në njoftim.

“Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit  që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë  parandaluese”.

Në kuadër të kësaj, policia në zonën e Junikut ka shqiptuar dy (2) fletë gjoba nga pesëqind (500) euro, për mos respektimin e masës së vetë izolimit.

Policia e Kosovës apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së.

“Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik”, thuhet në fund./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori