LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e prisja një Inter kaq dominues”, ish-trajneri i Juventusit me fjalë të mëdha për Nerazzurët

“Nuk e prisja një Inter kaq dominues”, ish-trajneri i Juventusit me fjalë të mëdha për Nerazzurët
Interi synon ta fitojë këtë sezon titullin e 20-të në histori të Serie A

Interi i këtij edicioni është një skuadër e frikshme, që nuk mund ta ndalojë askush.

Skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi është lider absolut në Serie A dhe në rrugë të mirë për tu shpallur kampion i Italisë.


Kur janë zhvilluar 26 xhiro, Inter zë vendin e parë me 66 pikë, nëntë më shumë se Juventusi me Zonjën e Vjetër që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Tre gjigantët e Ligës Premier e duan Simone Inzaghin
Lexo po ashtu Tre gjigantët e Ligës Premier e duan Simone Inzaghin

Ish-trajneri legjendar italian, Marcello Lippi ka thënë se nuk e priste një Inter kaq dominues këtë sezon në Serie A.

“Nuk e prisja që Inter të shfaqej kaq dominues. E dija se do të ishte një shkallë më lartë se pjesa tjetër, por jo me këtë diferencë”, deklaroi Lippi.

Tutje ish-trajneri i Juventusit tha se Inter fiton me shumë lehtësi, edhe në momentin që bën shumë ndryshime në formacionin bazë.

“Ka nëntë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, fiton edhe kur bën ndryshime në formacion, mendoj se kanë gjithçka për të qenë kampionët e Italisë”.

“Nga ana tjetër, prisja që Juventusi të garonte më shumë dhe të mos kishte kaq diferencë me Interin, të paktën në këtë pikë të kampionatit”, u shpreh Lippi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori